Sport

De Sciglio drejt Juventusit

Mediat italiane raportojnë se Mattia De Sciglio i ka bërë të ditur Milanit se nuk do të vazhdojë kontraën, dhe ka për qëllim të bashkohet me Allegrin te Juventusi.

Qe një kohë të gjatë De Sciglio është i lidhur me një kalim te Juventusit, dhe sot lojtari ka informuar Milanin për vendimin e tij, raporton La Repubblica dhe Sky Sports Italia.

Kontrata e mbrojtësit italian me Milanin i skadon në qershor 2018.

Në këtë sezon, ai ka bërë dy asistime në 24 paraqitje.