Batatina konfirmon se Llapi është në bisedime me një mesfushor Foto: Ilustrim

Batatina konfirmon se Llapi është në bisedime me një mesfushor

12 janar 2019 21:51

Llapi gjatë afatit kalimtar dimëror pritet të përforcohet edhe me një lojtar në mesin e fushës.

Drejtori i skuadrës llapjane, Tahir Batatina, ka treguar se janë në bisedime me një mesfushor të krahut mirëpo nuk dëshirojnë ta bëjnë publik emrin, por tha se zyrtarizimi do të bëhet në fillimin e javës së ardhshme, raporton KTV.

Batatina ka konfirmuar se nga klubi nuk do të ketë largime dhe se trajneri i ri Xhengis Rexhepi e ka skuadrën me të cilën synon titullin kampion në këtë edicion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme