Avdyli dhe Kaqiku përforcimet e fundit te Trepça ‘89 Foto: Ilustrim

Avdyli dhe Kaqiku përforcimet e fundit te Trepça ‘89

12 January 2019 21:41

Trepça ’89 ka përforcuar skuadrën me mesfushorët Taulant Avdylin dhe Albert Kaqikun.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i klubit nga Mitrovica, Abedin Zeka, i cili ka treguar se Avdyli nga skuadra e Vushtrrisë dhe Kaqiku nga Ferizaji, do të jenë përforcimet e fundit në këtë afat kalimtar, transmeton KTV.

Zeka më tutje ka shtuar se skuadra tani është e kompletuar dhe prurjet e reja mund të jenë vetëm nga ekipi i juniorëve.

Nga “xehetarët” së fundi është larguar Ardian Neziri, ndërsa pjesë e 89-t nuk do të jenë as dyshja maqedonase, Gucev-Mirçevski.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme