Flamurtari synon të përforcohet me një portier e një mesfushor Foto: Ilustrim

Flamurtari synon të përforcohet me një portier e një mesfushor

12 January 2019 21:30

Flamurtari është në kërkim të një portieri dhe mesfushori për kompletimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

Drejtuesit e “kuqezinjve”, pas largimit të gardianit Besnik Shehu, janë në kërkim të një portieri që do të ishte zëvendësues i Flamur Nezirit.

KTV-ja mëson se portieri i KEK-ut në edicionin vjeshtor, Ardit Nika, është kërkesë e trajnerit Arsim Thaqi, mirëpo ende nuk ka arritje të marrëveshjes.

Nga ana tjetër, sa i përket mesfushës janë disa emra që lakohen, megjithatë, përforcimi në këtë repart pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme