Marcel Hirscher dominon në Kupën e Botës në sllallom të madh Foto: Reuters

Marcel Hirscher dominon në Kupën e Botës në sllallom të madh

12 janar 2019 21:14

Kampioni i Botës dhe kampioni Olimpik nga Austria, skitari Marcel Hirscher, doli më i suksesshëm se rivali direkt për titull, norvegjezi Henrik Kirstoffersen, për të arritur fitore në Kupën e Botës në sllallomin e madh në Adelboden të Zvicrës.

Austriaku 29-vjeçar ishte i dyti, pas lëshimit të parë që u dominua nga norvegjezi, por në lëshimin e dytë ishte më i shpejtë dhe triumfoi falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme me kohën e kombinuar nga dy lëshimet, 2 minuta, 26 sekonda e 54 të qindtat, transmeton KTV.

Francezi e plotësoi podiumin Thomas Fanara, që e zuri vendin e tretë, me 1 sekondë e 04 të qindtat vonesë.

“Tetë fitore në karrierë që i kam pasur këtu tregojnë se kam qenë në formën më të mirë tash e një kohë të gjatë”, tha pas garës Hirscher për RTS-in.

E nga ana tjetër, Kristoffersen e shfaqi haptazi dëshpërimin.

“Dhashë gjithçka, por Marcel është në momentin e tij më të mirë”, deklaroi ai.

Kjo ishte fitorja e 66 në total për skitarin Hirscher në gara, dhe e 32-ta në sllallomin e madh, derisa e vendos dëshirën për ta marrë titullin e tetë të përgjithshëm.

ka katër fitore nga pesë në sllallom të madh këtë sezon. Në garat e përgjithshme të Botërorit ka 876 pikë, kurse Kristoffersen qëndron i dyti me 511 pikë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme