Sport

Lazio arrin në çerekfinale të Kupës me fitore të thellë ndaj Novaras

Lazio është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë me fitore të thellë në shtëpi ndaj Novaras.

4 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Luis Alberto shënoi golin e parë për vendasit, më pas Immobile shënoi dy gola radhazi.

Kurse golin e fundit për vendasit e shënoi Milinkoviq-Saviq.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Eusepi.

Berisha e Durmishi u inkuadruan në këtë takim në minutën e 63, respektivisht 62. E nga minuta e parë në portë ishte Thomas Strakosha.