Arsenali i jep rast Unitedit me humbjen nga West Hami

Arsenali i jep rast Unitedit me humbjen nga West Hami

12 janar 2019 15:27

Arsenali është mposhtur nga West Ham Unitedi me rezultat 1 me 0 për t’i dhënë rast Manchester Unitedit që ta zë me pikë, nëse të dielën mposht Tottenhamin në Londër.

Golin e vetëm për West Hamin e realizoi Declan Rice që mposhti Lenon me një goditje të fuqishme nga zona e penaltisë pas asistimit të Samir Nasrit, ish-lojtarit të Arsenalit.

Me këtë humbje Arsenali mbetet në pozitën e pestë me 41 pikë, tre më shumë se Unitedi në pozitën e gjashtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme