Juventusi ofron Benatian për Ramseyn

Juventusi ofron Benatian për Ramseyn

12 janar 2019 15:06

Juventusi synon të ofrojë Medhi Benatian për transferimin e menjëhershëm të mesfushorit Aaron Ramsey.

Gjiganti italian besohet se është afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e uellsianit gjatë verës, por Massimiliano Allegri refuzoi të flasë për këtë gjë.

Juve e dëshiron Ramseyn për pjesën e dytë të sezonit dhe Gazzetta dello Sport pohon se do të përdorin Benatian për transferimin e uellsianit që në muajin janar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme