Leedsi kërkon falje për skandalin e spiunimit

Leedsi kërkon falje për skandalin e spiunimit

12 janar 2019 13:47

Leeds Unitedi përmes një komunikate ka kërkuar falje për dërgimin e një anëtari të klubit që të shikojë stërvitjet e Derby Countyt para përballjes së tyre.

Pronari i Leedsit, Andrea Radrizzani ka vizituar klubin e Derbyt dhe ka kërkuar falje për veprimin që ka bërë ekipi.

“Pas komenteve që ka bërë Marcelo Bielsa klubi do të punojë me kryetrajnerin që të vazhdojë punën me integritet dhe nder, pjesë e pandashme e Leeds Unitedit”, thuhet në një komunikatë të shkurtë.

Menaxheri i Leedsit, Marcelo Bielsa ka pranuar përgjegjësinë për incidentin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme