Strasbourgu, skuadra e radhës që kërkon Zenelin

Strasbourgu, skuadra e radhës që kërkon Zenelin

12 January 2019 12:12

Mesfushori i Kosovës, Arbër Zeneli, është në listën e dëshirave të disa skuadrave evropiane. Së fundi 23-vjeçarin po e kërkon skuadra e Ligue 1 të Francës, Strasbourg.

Sipas "Foot Mercato", Strasbourgu ka bërë ofertë zyrtare te Heerenveeni për yllin e Kosovës. Gjendja e Zenelit po përcillet nga dy skuadrat me nam të Turqisë, Galatasaray e Fenerbahçe, por tashmë Strasbourgu mund të jetë destinacion për të. Heerenveeni është në vështirësi financiare dhe po kërkon tre milionë euro për të liruar Zenelin.

Strasburgu është i shtati në kampionatin francez. Ndërkohë Zeneli ka kontratë me skuadrën holandeze Heerenveen deri në qershor, me opsion për të vazhduar kontratën edhe për një vit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme