Sport

Boksierin armen e rrahin tifozët, pas meçit Krasniqi – Abraham

Pas meçit të mbrëmshëm ndërmjet Robin Krasniqit dhe Arthur Abrahamit, më së keqi e ka pësuar boksieri armen që ishte jashtë ringut, Karo Murat.

Bild raporton se Murat, që ishte ulur në rendin e parë, është rrahur nga dhjetë tifozë pas përfundimit të meçit ndërmjet Krasniqit dhe Abrahamit, të cilin e fitoi ky i fundit, transmeton Koha.net.

Murat është sulmuar me grushte dhe karrige, ndërsa raportohet se 33 vjeçari ka lënduar buzën.

“Mund të ishte edhe më keq, pasi njëri nga sulmuesit kishte kapur një shishe, të cilën e gjuajti në drejtim të Muratit, por fatmirësisht ishte e plastikës”, shkruan Bild.

Organizatori i kësaj ngjarje, Nico Kannenberg ka thënë për Bild se, “ishte një grup prej dhjetë vetave, armenë, të cilët janë të njohur nga rrahjet në diskoteka. Kolegët e mi shpejtë e vunë situatën nën kontroll, dhe larguan ata nga salla.

{gallery}