KB Rahoveci organizon Kupën e Kosovës, në palestrën “Mizair Isma”

KB Rahoveci organizon Kupën e Kosovës, në palestrën “Mizair Isma”

11 janar 2019 18:50

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se Final 8 i Kupës së Kosovës do të organizohet në Rahovec nga klubi i basketbollit Rahovec.

FBK-ja bën të ditur se vreshtarët i kanë plotësuar kushtet për organizmin e Final 8.

Kupa e Kosovës do të zhvillohet prej 27 shkurtit deri më 3 mars, transmeton KTV.

Më 27 dhe 28 shkurt do të luhen ndeshjet çerekfinale, si dhe gjysmëfinalja në konkurrencën e femrave, kurse më 1 mars ato gjysmëfinale te meshkujt, derisa finalet në të dyja konkurrencat do të zhvillohen më 3 mars.

Duhet theksuar se me këtë rast, KB Rahoveci do të bëjë përurimin e palestrës së re “Mizair Isma”, në të cilën kanë filluar punimet para dhjetë vjetëve.

Fituese të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar janë Prishtina te meshkujt dhe Prishtina te femrat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme