Gattuso shpreson që Higuaini të mos largohet

Gattuso shpreson që Higuaini të mos largohet

11 janar 2019 18:34

i Milanit, Gennaro Gattuso shpreson që sulmuesi Gonzalo Higuain të mos largohet nga skuadra.

Higuain është i lidhur me një kalim te Chelsea në Premier Ligë në këtë afat kalimtar, transmeton Koha.net.

“Nëse Higuaini nuk do të stërvitej ashtu siç më pëlqen mua, atëherë s’do të merrja vendim ta përdorja në sfidën ndaj Sampdorias. Momentalisht ka spekulime për të, por duke parë mënyrën se si stërvit e përpjekjet që bën e profesionalizmin që e tregon ndaj meje, nuk e tregon këtë. Pjesa tjetër i takon vëllait të tij, agjentit, dhe Leonardos. Shpresoj që ai të qëndrojë sa më gjatë që është e mundur, por nëse nuk ndodh mbetet të shihet. Derisa vazhdon të jetë aq profesionist s’ka asnjë problem për mua”, është shprehur trajneri i Milanit, raporton Sky Sports.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme