Sadiku nuk largohet, Levante nuk do të humbasë shërbimet e tij

Sadiku nuk largohet, Levante nuk do të humbasë shërbimet e tij

11 January 2019 12:32

Levante ka filluar përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit. Në skuadër, këtë merkato, pritet të ketë 2 afrime të reja. Për ta bërë këtë, duhet të largohen më parë 2 futbollistë.

Federata Spanjolle nuk e lejoji disa ditë më parë huazimin e Armando Sadikut në Zvicër, por vetëm shitje përfundimtare. Sipas asaj që raporton “Marca” sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk do të largohet, pasi drejtuesit nuk duan të humbasin përfundimisht shërbimet e tij, edhe pse ai vjen nga 1 dëmtim i gjatë. Largime pritet të jenë ato të Samu Garsia dhe Sheik Dukure.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme