Sport

Ndërhyrja e ashpër i kushton Mullerit me dy ndeshjet kundër Liverpoolit

Descriptive Text

Thomas Mulleri do të mungojë në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve që Bayern Munichu i zhvillon ndaj Liverpoolit.

Gjermani u ndëshkua me karton të kuq shkaku i ndërhyrjes së ashpër ndaj Nicolas Tagliaficos së Ajaxit në fazën grupore.

Edhe pse kërkoi falje për ndërhyrjen, UEFA e ka dënuar 29-vjeçarin me dy ndeshje mos lojë, të dyja kundër gjigantit anglez në fazën e eliminimit direkt të garës europiane.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Anfield më 19 shkurt, ndërsa kthyesja në Allianz Arena më 13 mars.

Image