Sport

Aldridge shkëlqen me 56 pikë në fitoren e Spursave ndaj Oklahomas

LaMarcus Aldridge realizoi hiç më pak se 56 pikë, më së shumti në karrierë, Derrick White pati paraqitje të jashtëzakonshme poashtu, me një bllokadë e një top të vjedhur në kohën e dytë shtesë, dhe në fund San Antonio Spurs në shtëpi e mposhti Oklahoma City Thunderin, 154:147.

Edhe pse paraqitja e Aldridgeit ishte diçka e rrallë, ku bashkë me lojtarët tjerë realizuan 14-të trepikësha rresht, OKC nuk u dorëzua asnjëherë. Vizitorët i barazuan shifrat në 130:130 me Jeramy Grant, pas asistimit të Russell Westbrook, 5.6 sekonda pa përfunduar koha e rregullt.

Loja e Aldridge ishte e përkryer edhe nga gjuajtjet e lira ku shënoi 16 herë nga 16 tentime. Westbrook nga ana tjetër te skuadra humbëse e shënoi triple-doublein e 13-të të sezonit me 24 pikë, 13 kërcime e plot 24 asistime.