Sport

“Higuaini është Ronaldo i Milanit”

Davide Calabria thotë Gonzalo Higuain është Cristiano Ronaldo i Milanit, përkundër që sipas tij është duke kaluar në një kohë të vështirë.

Higuaini ka shënuar vetëm gjashtë gola këtë sezon në Serie A, derisa është i lidhur me kalim te Chelsea, transmeton Koha.net.

Megjithatë, Calabria thotë se argjentinasi është shpresa e Milanit në Superkupë ndaj Juventusit të mërkurën e ardhshme.

“I kam thënë agjentit tim se nuk kam parë sulmues si Higuaini. Ai është shumë i mirë dhe ia ka dalë kudo që ka luajtur. Është e vështirë të përballemi me Juventusin por nuk është i pamposhtur. Ai është duke kaluar në një kohë të vështirë, diçka që ndodhë, por ai është Ronaldo i jonë, duke na dhënë prestigj dhe diçka më tepër për ekipin në përgjithësi”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.