Manxhukiqi në dyshim për finalen e Superkupës ndaj Milanit Foto: Reuters

Manxhukiqi në dyshim për finalen e Superkupës ndaj Milanit

10 janar 2019 20:46

Sulmuesi kroat, Mario Manxhukiq është lënduar në stërvitje.

Juventusi do të ndeshet me Milanin në finalen e Superkupës së Italisë më 16 janar.

Sulmuesi kroat, Mario Manxhukiq rrezikon të mungojë në ndeshjen e rëndësishme. Futbollisti kroat u lëndua në stërvitjen e fundit me skuadrën torineze, e po vuan problemet muskulore në kofshën e djathtë mes vlerësimeve nga stafi mjekësor i kampionëve të Italisë.

Me të gjitha gjasat, Mario Manxhukiq do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Italisë, që Juventusi do të luajë kundër Bolonjës, por ai është në dyshim të madh edhe për finalen e Superkupës së Italisë, që do të luhet të mërkurën tjetër, transmeton kp. 

Kështu, përgatitjet për supersfidën ndaj Milanit në stadiumin e Jeddah, në Arabinë Saudite, nisin me lajme shqetësuese për kampionët e Italisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme