Sport

Kane shihet si pasardhës i Suarezit te Barça

Barcelona raportohet se ka identifikuar sulmuesin anglez, Harry Kane si zëvendësues të mundshëm për Luis Suarezin.

Uruguaiani që ka realizuar 164 gola në 220 paraqitje për klubin spanjoll, së shpejti do të jetë 32-vjeçar dhe sipas Mundo Deportivo, kjo ka shtyrë Barçën që seriozisht të mendojë për zëvendësuesin e tij.

25-vjeçari ka realizuar 160 gola në 243 paraqitje për Tottenhamin. Klubi anglez kërkon shifër më të lartë se 100 milionë funte për shitjen e yllit.