Sport

Napoli nuk lejon largimin e Koulibalyt në janar

Përpjekjet e Manchestër Unitedit për të transferuar mbrojtësin e Napolit, Kuilybali, gjatë afatit kalimtar të janarit, nuk dolën të jenë të suksesshme, pasi klubi italian nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e senegalezit.

ESPN shkruan se Napoli as nuk dëshiron të dëgjojë në këtë afat kalimtar për ofertat që kanë ardhur në drejtim të qendërmbrojtësit, transmeton KTV.

Raportohet se Unitedi i Solskjaerit i mbetet të provojë që ta blejë 27 vjecarin gjatë verës.

Për Kuilybalin, në garë ka hyrë edhe Real Madridi, që është i gatshëm të ofrojë deri në 90 milionë euro.

Qendërmbrojtësi nga Senegali, po vlerësohet si ndër më të mirët në pozitë e tij.