Sport

Rikthimi i madh i Dortmundit për pozitën e tretë

Borussia Dortmundi riktheu rezultatin në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbachut për të siguruar pozitën e tretë në Bundesliga.

“Milionerët” nisën mirë takimin kur realizoi Marco Reus në minutën e 10, por Stindl barazoi rezultatin dy minuta para fundit të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë Marcel Schmelzer realizoi autogol për t’ia dhënë epërsinë Gladbachut.

I inkuadruari në lojë Pierre Emeric Aubameyang barazoi rezultatin në minutën e 59, kurse tre minuta para fundit të takimit ishte Rafael Guerreiro që realizoi me kokë për tre pikët e plota të Dortmundit.

Me këtë fitore Dortmundi ngjitet në pozitën e tretë me 56 pikë, një më shumë se Hoffenheimi në pozitën e katërt.