Reali rivalizon Unitedin për Koulibalyn, ofron 90 milionë funte

Reali rivalizon Unitedin për Koulibalyn, ofron 90 milionë funte

08 January 2019 19:04

Real Madridi raportohet se ka përgatitur një ofertë prej 90 milionë funteve për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Koulibaly është lidhur me një transferim te Manchester Unitedi që ka ngurruar të paguajë shifrën e lartë që po kërkon klubi italian për shërbimet e mbrojtësit.

Napoli refuzon të ulë çmimin që do ta bënte Koulibalyn mbrojtësin më të shtrenjtë në botë, duke lënë prapa Virgil van Dijun që kaloi te Liverpooli për 75 milionë funte.

Edhe pse Unitedi është favorit për transferimin e tij, gazeta italiane “Il Mattino” raporton se Madridi ka hyrë në garë dhe është e gatshme të ofrojë aq sa kërkon Napoli.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme