Sport

Katari e do Wengerin përzgjedhës për Botëror

Descriptive Text

Kombëtarja e Katarit ka kërkuar shërbimet e trajnerit Arsene Wenger.

Sipas “France Football”, francezi mund të kthehet në pozitën e trajnerit te kombëtarja që do të organizojë Botërorin e vitit 2022.

Ai është pa punë që kur u largua gjatë verës prej Arsenalit pas më shumë se 20 vjetësh qëndrimi në Londër.

Sipas raportimit, për Wengerin ka shumë skuadra të interesuara. Vetë Wenger kishte thënë se do të kthehet shpejt në futboll, por nuk kishte pranuar të flasë se në çfarë pozite.