Sport

Barcelona forcon kreun e tabelës

Foto: Reuters

Pas gabimeve të Sevillës e Ateltico Madridit, që sot u ndanë baras, Barcelona ka forcuar kreun e tabelës edhe më shumë duke e mposhtur në udhëtim Getafen.

Ishte Leo Messi ai që shënoi golin e parë në minutën e 20 në fitoren prej 1 me 2 të Barcelonës, transmeton Koha.net.

Golin e dytë e shënoi Luis Suarez në minutën e 39 me një goditje të bukur jashtë zonës së rreptësisë.

Derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Juan Mata në minutën e 43.

Në krye të tabelës Barcelona ka 40 pikë, derisa Getafe në të shtatin ka 25 pikë.