Sport

Napoli kërkon Chiesan

Napoli vazhdon të mos dorëzohet për transferimin e Federico Chiesas në San Paolo.

Sipas “Corriera della Sera”, drejtuesit e Fiorentinës kanë refuzuar ofertën prej 50 milionë eurove nga Napoli, me këta të fundit që planifikojnë rritje të ofertës për sulmuesin e krahut të “Violas”, transmeton KTV.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka konfirmuar se drejtuesit e skuadrës nga Firenca, kanë refuzuar ofertën prej 50 milionëve, mirëpo skuadra e tij nuk do të ndalet dhe do të kërkojë me ngulm transferimin e Chiesas në San Paolo.

Për 21-vjeçarin, përveç Napolit, është i interesuar edhe Juventusi, Interi, Chelsea dhe Manchester United.