Sport

Durmishi: Viti 2018, më i keqi në karrierën time

Mbrojtësi i Lazios, Riza Durmishi, ka thënë se viti 2018 ishte më i keqi në karrierën e tij.

Sipas reprezentuesit të Danimarkës, ai ishte vet fajtor për shkatërrimin e sezonit.

“Më duhet të them se 2018-a ishte viti më i keq në karrierën time. E vetmja gjë pozitive ishte se me Betisin u kualifikuam në Evropë, goli ndaj Sevillës dhe transferimi verës te Lazio. Lëndimi në shpinë ishte i pranishëm që nga koha kur isha në Brondby. Në fillim kam menduar se ishte vetëm ndezje e sërishme, por më 2018 u bë kaq keq sa mu desh të ulesha disa ndeshje dhe të përjashtoja veten nga Kupa e Botës”, ka thënë ai, raporton “Football-Italia”.

Durmishi ka thënë se luante me dhimbje dhe kjo e ka dëmtuar edhe më shumë.

“Kalova te Lazio, luajta disa ndeshje dhe kisha sërish dhimbje, këtë herë në bërryl. Ishte faji im, sepse luaja me lëndimin në shpinë për shumë gjatë duke përjetuar dhimbje. E pranoj tash, por stafi mjekësor e dinë. Jam përpjekur shumë të isha gati për Botëror”, ka shtuar më tej ai.

Pastaj Durmishi ka thënë se tash nuk ka dhimbje dhe se shpreson që viti 2019 t’i sjellë suksese.