Sport

Milano e Interi, në duel për Milinkoviq-Saviqin

Interi dhe Milani janë gati për t’u përballur me njëri-tjetrin për shërbimet e yllit të Lazios, Sergej Milinkoviq-Saviq.

Sipas “Corriere della Sera”, dy klubet po synojnë lojtarin që kushton 130 milionë euro.

Pos dy skuadrave nga Milani, në garë për SMS-në janë edhe PSG, Chelsea e Manchester Unitedi.

Gazeta shkruan se klubet do të nisin betejën gjatë verës.