Sport

Benatia vendimtar për kalimin e Ramseyt te Juventusi

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, do të kalojë te Juventusi këtë muaj, nëse kampioni i Italisë e lejon largimin e Medhi Benatias në drejtim të Londrës.

“Topçinjtë” janë të vendosur të transferojnë mbrojtësin maroken, sipas “Gazzetta dello Sport”, ndërsa klubi nga Torino e sheh atë si vendimtar për të transferuar uellsianin Ramsey.

The Mirror raporton se trajneri i Arsenalit, Unai Emery, nuk dëshiron shitjen e Ramseyt në janar, por kriza në mbrojtje mund ta detyrojë të vazhdojë me marrëveshjen.

Benatia sivjet nuk ishte në planet e Massimiliano Allegrit dhe mund të largohet nga Juve në janar apo edhe gjatë verës.