Sport

Emery kërkon dy përforcime në janar

Trajneri i Arsenalit Unai Emery shpreson se skuadra e tij do të arrijë t’i sigurojë dy përforcime në afatin kalimtar të janarit një mbrojtës dhe një anësor ofansiv.

Mediat britanike raportojnë se Arsenali është afër të sigurojë shërbimet e Denis Suarezit, megjithatë Emery nuk ka konfirmuar ndonjë gjë rreth kësaj, transmeton Koha.net.

“Mendoj se klubi po punon në mundësinë për të transferuar disa lojtarë që mund të na ndihmojnë për katër muajt e ardhshëm. Ndoshta mund të transferojmë një qendërmbrojtës, por nuk është e lehtë pasi nga lëndimi po kthehet edhe Mavropanos. E gjithashtu edhe një anësor, të djathtë ose të majtë, një lojtar mund të na ndihmojë në këtë pozitë”, ka thënë ai.