Tetë tifozë të Napolit nën hetime për vdekjen e tifozit të Interit

Tetë tifozë të Napolit nën hetime për vdekjen e tifozit të Interit

05 January 2019 22:55

Mediat italiane raportojnë se tetë tifozë të Napolit janë nën hetime pas vdekjes së ulrasit të Interit, Daniele Belardinelli që u vra jashtë San Siros, transmeton Koha.net.

Ky incident kishte ndodhur gjatë përleshjes ndërmjet dy tifozerive në prag të ndeshjes së 26 dhjetorit në kuadër të Serie A.

Me këtë rast disa persona ishin therur, por Belardinelli raportohet se ishte goditur të paktën nga një automjet dhe kishte vdekur në orët e mbrëmshme të asaj dite.

Sipas këtyre raportimeve dyshohet se dy makina të ndryshme e kishin goditur viktimën, derisa tetë persona po hetohen për këtë.

Pesë persona ishin në një Volvo V40 që tashmë është identifikuar dhe sekuestruar nga Policia, si dhe tre të tjerë në një SUV të bardhë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme