Sport

Agjenti thotë se Wanyama nuk do të bashkohet me Romën në janar

Agjenti i Victor Wanyamas thotë së klienti i tij nuk ka gjasë që të largohet nga Tottenhami në afatin kalimtar të janarit,

Ai është i lidhur ngushtë me një transferim te Roma në këtë afat kalimtar, që është në kërkim të një mesfushori defansiv, transmeton Koha.net.

27 vjeçari nga Kenia ka kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit 2021.

“S’ka asnjë mundësi që Wanyama të largohet nga Tottenhami në janar, por do të shohim pas kësaj”, ka deklaruar Ivan Modia Yanez për LaRoma24.it. “Për këtë çështje nuk kam pasur kontakt me Monchin (drejtori sportiv i Romës)”.

Wanyama ka pasur probleme me lëndime, derisa këtë sezon me Tottenhamin ka bërë shtatë paraqitje.