Sport

Maradona lëshohet nga spitali, pa probleme kalon gjakderdhjen në stomak

Descriptive Text

Legjenda e futbollit, Diego Maradona, është lëshuar nga spitali, edhe pse të premten pati gjakderdhje të brendshme në stomak që u zbulua gjatë kontrollimeve të zakonshme, ka thënë vajza e tij Dalma.

“Për ata që shqetësohen për babanë tim, ju them se ai është mirë. Ai do të vijë në shtëpi shumë shpejt”, ka shkruar Dalma në “Twitter”, pasi u përhap lajmi për gjendjen e rëndë shëndetësore të Maradonas, transmeton KTV.

58-vjeçari kishte kontroll mjekësore në vendlindjen e tij para se të kthehej në Meksikë, aty ku është trajner i ekipit Dorados de Sinaloa të divizionit të dytë të futbollit meksikan.

Burime brenda familjes i kanë thënë Reutersit se problemi nuk ka qenë serioz dhe se ish-futbollisti i Boca Juniorsit, Napolit e Barcelonës, që e fitoi Kupën e Botës me shtetin e tij në vitin 1986, nuk ka qenë në rrezik.

Ekipin tani do ta udhëheqë asistenti i tij, Jose Maria Martinez, deri në rikthimin e Maradonas.