Sport

Interi siguron shërbimet e Godinit

Descriptive Text

Mediat italiane raportojnë se Interi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin uruguaian Diego Godin, që ky i fundit t’u bashkohet zikaltërve në muajin qershor.

Godin ka një kontratë deri në fund të sezonit me Atletico Madridin dhe nuk ka pranuar të rinovojë, duke theksuar se ka ndërmend të largohet.

Mësohet se ka qenë pikërisht Piero Ausilio ai që ka arritur të negociojë këtë marrëveshje, që gjithsesi ka marrë edhe bekimin e Giuseppe Marottës, i cili e ka kërkuar uruguaianin edhe më herët te Juventusi, transmeton tch.

Po sipas mediave italiane, Godinit i është ofruar një kontratë 2-vjeçare te klubi zikaltër, me opsionin për një tjetër vit nëse forma fizike do ta lejojë.

Ky lajm ka kënaqur pa masë tifozët zikaltër, por njëkohësisht edhe i ka trembur, pasi afrimi i mbrojtësit uruguaian duket se i hap udhë largimit të sllovakut Milan Skriniar, që kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane.