Fisnik Juniku i bashkohet KB Rahovecit

Fisnik Juniku i bashkohet KB Rahovecit

04 January 2019 16:30

KB Rahoveci është përforcuar me basketbollistin Fisnik Juniku, ka bërë të ditur ky klub përmes një postimi në Facebook.

“KB Rahoveci dhe basketbollisti Fisnik Juniku, kanë arritur marrëveshje për angazhimin e këtij të fundit në skuadrën tonë deri në fund të këtij edicioni”, thuhet në konfirmim.

Më tutje thuhet se Juniku, 28 vjecar, i cili luan në pozitën 1, ka përvojë të gjatë në basketbollin vendor, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Lipjanit duke luajtur rol kyç në futjen e kësaj skuadre në Superligë.

Juniku është veçuar edhe në pjesën e parë të kampionatit në Superligë duke u bërë edhe koshashënuesi më i mirë i Lipjanit. Ai do t'i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në përgatitjet që kanë filluar sot, thotë KB Rahoveci.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme