Sport

Icardi kërkon rritje page tek Interi

Mauro Icardi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes tek Interi.

Ylli argjentinas nuk ka pranuar të vazhdojë ende kontratën me “zikaltërit”, e cila i skadon në vitin 2021. Drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta vazhdojnë kontratën me kapitenin për ta larguar edhe klauzolën prej 110 milionë eurosh.

Por, bashkëshortja e tij dhe njëherësh agjentja e tij, Wanda Nara, ka bërë të ditur se dëshiron pagë rreth 9 milionë euro, dyfishin sa fiton tani Icardi, për të vazhduar kontratën me skuadrën aktuale.

Për 25-vjeçarin interesim të vazhdueshëm ka shprehur Real Madridi që e dëshiron lojtarin me çdo kusht.