Sport

Reali ndan pikët me Villarrealin

Foto: Reuters

Real Madridi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Villarreali.

2 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Për vendasit shkëlqeu Santi Cazorla që shënoi të dy golat.

Së pari ai i dha epërsinë Villarrealit në minutën e katërt, duke shënuar një gol të bukur.

Reali u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar dy gola në pjesën e parë përmes Benzemas e Varanen.

E Cazorla shënoi sërish në minutën e 82 pas asistimit nga Fornals për 2-2.

Në vendin e katërt Reali ka 30 pikë. Derisa Villarreali në vendin e 17 ka 16 pikë.