Sport

Mbyllet me epërsi të Cityt pjesa e parë, gol i bukur nga Aguero

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit në të mirë të vendasve.

Ishte Kun Aguero që shënoi një gol të bukur kur po luhej minuta e 40 e takimit, transmeton Koha.net.

Argjentinasi shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës së rreptësisë nga një kënd i vështirë, pas asistimit nga Bernardo Silva.

Rastin më të mirë për Liverpoolin e pati Sadio Mane kur golin atij ia mohoi John Stones duke larguar topin nga vija e portës.