PSG-ja ofron 150 milionë euro për dyshen e Ajaxit Foto ilustrim

PSG-ja ofron 150 milionë euro për dyshen e Ajaxit

03 janar 2019 21:19

Klubi francez PSG dëshiron të investojë në futbollistë që kanë të ardhme të ndritur.

Edhe pse ka probleme me respektimin e “fair play-in financiar”, Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend të ndalet në blerjen e futbollistëve.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, klubi francez ka bërë gati një ofertë tepër të madhe, për të marrë nga Ajaxi dy futbollistët e talentuar holandezë, Matthijs De Ligt dhe Frenkie De Jong.

Po sipas të përditshmes spanjolle, klubi i kryeqytetit francez ka ofruar 150 milionë euro për blerjen e të dy lojtarëve, që po spikatin me paraqitjet e tyre, transmeton KP.

Megjithatë konkurrenca është e madhe, sidomos për mbrojtësin De Ligt, të cilin e kërkon me ngulm edhe Barcelona.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme