Sport

Ramsey nënshkruan parakontratë me Juven

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, ka nënshkruar parakontratë me Juventusin.

Sipas mediave italiane, ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”.

Lojtari do të transferohet si i lirë gjatë verës, kur të skadojë kontrata me Arsenalin.

Sipas “SportMediaset”, marrëveshja është nënshkruar dhe Ramsey do të jetë pjesë e Juves deri më 2024 me pagë 6.5 milionë euro për sezon.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet më vonë gjatë janarit.