Sport

Rugani nuk është në shitje, thotë agjenti i tij

Daniele Rugani nuk do të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar, thotë agjenti i mbrojtësit italian.

Qendërmbrojtësi është lidhur me një kalim te Chelsea, ku do të bashkohej me ish-trajnerin e tij, Maurizio Sarrin sa ishin pjesë e Empolit, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Chelsea është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për shërbimet e tij.

“Rugani asnjëherë nuk është vendosur në treg nga Juventusi dhe kjo nënkupton se ai ka bërë një punë të mirë”, ka thënë Davide Torchia për RMC Radio. “Pa asnjë dyshim ai do të qëndrojë te Juve në janar. Rugani është një lojtar klasik, i përkushtuar për profesionin e tij dhe dëshirën për t’u përmirësuar”.