Sport

Chelsea ndan pikët me Southamptonin

Foto: Reuters

Chelsea nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në sfidën e sotme ndaj Southamptonit në Stamford Bridge.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, duke ndarë kështu pikët me rezultat prej 0-0, transmeton Koha.net.

Chelsea dominoi takimin dhe pati 15 tentime ndaj portës kundërshtare, por pa efikasitet.

Me 44 pikë Chelsea mban vendin e katërt në Premier Ligë. Derisa Southamptoni në vendin e 18 ka mbledhur pas 21 xhirove vetëm 16 pikë.