Bournemouthi e Watfordi sjellin spektakël, gjashtë gola në pjesën e parë Foto: Reuters

Bournemouthi e Watfordi sjellin spektakël, gjashtë gola në pjesën e parë

02 January 2019 21:57

Premier Liga jo më kot vlerësohet si njëra ndër ligat më të forta në botë, e që vlerësohet për lojën e shpejtë e spektakolare, jo vetëm nga ekipet e mëdha.

Një pjesë të parë të jashtëzakonshme kanë prodhuar ekipet mesatare të Premier Ligës, Bournemouthi e Watfordi, që renditen në vendin e 12, respektivisht të 9, transmeton Koha.net.

Gjatë kësaj pjesëloje u shënuan gjashtë gola, 3-3. Deeney shënoi dy gola për mysafirët e një Sema.

Derisa për vendasit shënuan Ake, Wilson, e Fraser.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme