Roma refuzon ofertën e Arsenalit për Cengizin

Roma refuzon ofertën e Arsenalit për Cengizin

02 January 2019 21:32

Futbollisti turk, Cengiz Under me gjasë do të mbetet te skuadra e Romës, e cila së fundmi ka refuzuar ofertën e Arsenalit për shërbimet e tij.

“Topçinjtë” ka kohë që kërkojnë reprezentuesin turk, që e shohin si zëvendësues të Aaron Ramseyt i cili do të largohet në fund të stinorit, transmeton kp. 

Por sipas gazetës turke Fotomac, Roma e ka refuzuar ofertën prej 55 milionë eurosh për futbollistin.

Klubi italian nuk dëshiron ta lë të largohet Underin me këtë shifër, ku fillimisht synon t’ia vazhdojë kontratën ku edhe do të rritet klauzola e tij e largimit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme