Unitedi ofron 37 milionë euro për Manolasin

Unitedi ofron 37 milionë euro për Manolasin

02 January 2019 16:14

Manchester Unitedi synon që të përforcohet në afatin kalimtar të janarit me mbrojtësin grek Kostas Manolas, raporton Tuttomercatoweb.

Qendërmbrojtësi i Romës në kontratën aktuale ka klauzolë largimi prej 37 milionë euro shumë të cilën Unitedi raportohet se është i gatshëm që të paguajë, transmeton Koha.net.

Uniteti është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe klubi nga Old Trafford gjithashtu duhet të reagojë shumë shpejt nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e mbrojtësit grek, pasi për të në garë janë edhe Arsenali e Chelsea.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme