Sport

Interi dëshiron rikthimin e Kovaçiqit

Descriptive Text

Interi raportohet se po e konsideron rikthimin e Mateo Kovaçiqit, si alternativë për Luka Modriqin.

Mesfushori u largua nga Interi më 2015 për t’iu bashkuar Realit, por këtë sezon ai është i huazuar te Chelsea.

Në marrëveshje nuk ka opsion për blerje, dhe “Tuttosport” beson se Interi po e mendon transferimin e kroatit për të përforcuar mesfushën.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, është duke bërë përpjekje qe një kohë të gjatë që të gjejë një mesfushor kreativ.