Sport

Napoli ende mund ta fitojë titullin, thotë Hamsik

Marek Hamsik insiston se Napoli ende mund ta fitojë titullin në këtë edicion, përkundër që Juventusi tashmë ka krijuar një diferencë në krye të tabelës.

Pas 19 xhirove në Serie A skuadra e Carlo Ancelottit ka grumbulluar 44 pikë, nëntë më pak se lideri Juventusi, transmeton Koha.net.

“Gjithçka ende është e mundur në ligë. Fansat janë unikë dhe dua t’iu japim kënaqësinë që e meritojnë. Kemi një trajner si Ancelotti që ka fituar shumë në karrierë. Kemi ndryshuar mënyrën se si luajmë me të, por po ia dalim mirë dhe jemi konkurrues në disa fronte. 2019 do të jetë i rëndësishëm dhe sfidues”, ka thënë Hamsik për Gazzetta dello Sport.