Sport

Në garën për yllin e Arsenalit, favorit Juventusi

Descriptive Text

Juventusi është favorit për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Aaron Ramsey, para gjigantit francez Paris Saint-Germain.

Sipas Calciomercato.com, Juve beson se Ramsey ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar asaj para PSG-së.

Ky uebsajt shpjegon se uellsiani kërkon pagë vjetore prej 10 milionë euro në një kontratë me kohëzgjatje tri deri në katër vite dhe se bardhezinjtë tashmë janë informuar për këtë, e po ashtu edhe kampioni i Ligës 1, i cili ka shfaqur interesim serioz për të, transmeton ksp.

Megjithatë, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është shumë optimist dhe i bindur se do t’ia dalë ta transferojë Ramseyn pa asnjë qindarkë.

28-vjeçari e ka kaluar dekadën e fundit në Arsenal, por do të largohet në fund të sezonit pasi t’i mbarojë kontrata me klubin.