Chelsea ka gati ofertën për Hummels Mats Hummels

Chelsea ka gati ofertën për Hummels

30 December 2018 11:05

Blutë e Londrës janë duke shikuar të forcojnë repartin e mbrojtjes në janar.

Bayern Munich ka kërkuar nga Chelsea 30 milionë funte në mënyrë që të lirojnë shërbimet e gjermanit Mats Hummels në janar, transmeton KosovaPress.

Të kaltërtit janë duke kërkuar të forcojnë repartin e mbrojtjes dhe kanë vënë pikësynim 30 vjeçarin i cili nuk shihet si startues tek Bayerni.

Hummels është i interesuar për një lëvizje në Stamford Bridge, por Bayerni duhet ti kthejë një përgjigje Chelseat deri më 14 janar, para se afati kalimtar i janarit të mbyllet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme