Sport

Barcelona synon të përforcohet me dy mesfushorë në janar

Barcelona pritet të jetë një ndër skuadrat më aktive në afatin kalimtar dimëror.

Katalunasit janë në kërkim të dy mesfushorëve për sezonin pranveror, transmeton KTV.

I pari në listën e dëshirave te Barça është mesfushori francez i PSG-së, Adrien Rabiot.

Ky i fundit do të largohet nga francezët dhe pritet t’i bashkohet Barcelonës në janar.

Përveç Rabiotit, katalunasit janë duke e kërkuar edhe mesfushorin holandez të Ajaxit, De Jong.

Barça ka ofruar 60 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit që po kërkohet edhe nga shumë skuadra të tjera evropiane.