Hasani me shumë oferta, flet edhe për ftesën e Kosovës A

Hasani me shumë oferta, flet edhe për ftesën e Kosovës A

29 December 2018 23:22

Paraqitjet e mira me Diosgyorin në Hungari, kanë ndikuar që për futbollistin nga Vushtrria, Florent Hasani, të interesohen disa klube në Evropë si dhe të ftohet edhe nga Kosova A.

Për Sportin në KTV, Hasani flet për ofertat që kanë shkuar në drejtim të tij, por nuk e di ende se a do të largohet apo jo?

Ai foli për vitin 2018, të cilin e cilësoi si shumë të suksesshëm, pasi nga Trepça ’89, kaloi në Hungari.

Ardhja e trajnerit spanjoll, ka ndikuar që Hasani të kalojë në pozitën e tij, e ku nuk kanë munguar golat e bukur.

Ditë më parë, sulmuesi i krahut është takuar edhe me përzgjedhësin, Bernard Challandes.

Hasani e konfirmoi se ka pasur edhe kontakte nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Në këtë sezon, Florent Hasani ka shënuar 5 gola në 18 ndeshje në të gjitha garat me Diosgyorin si dhe ka shënuar edhe 3 gola me Kosovën U21.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme